Kandidati për deputet, Erzen Vala dhuron libra për galerinë

Këta ekzemplar librash nga sot i janë shtuar galerisë së arteve në qytetin e Gjakovës. Është kandidati për deputet nga radhët e AAK-së dhe njëherit piktori Erzen Vala ai i cili shprehu dëshirën që nga biblioteka e tij personale të sjellë në këtë kënd të galerisë disa libra të piktorëve më të njohur botëror.

Kjo iniciativë u vlerësua nga kryetari i komunës Ardian Gjini, drejtoresha e kulturës rinisë dhe sportit Saranda Hyseni Maloku si dhe dashamirë të artit, profesorë e të tjerë që ishin të pranishëm.

Artistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi. Përveç pikturave të ekspozuara që janë në këtë hapësirë, bukurinë e saj e shtojnë tashmë edhe këto vepra të artit u tha me këtë rast.

Read Previous

OMK reagon për sulmin ndaj mjekut në Istog

Read Next

Hajdar Beqa, kandidat për deputet nga PDK