Kancelari konservator gjerman përjashton mundësinë e pajisjes së Gjermanisë me armë bërthamore

Kancelari konservator gjerman Friedrich Merz ka përjashtuar mundësinë që forcat e armatosura gjermane të pajisen me armë bërthamore.

Nuk dua që Gjermania të mendojë për pajisen me arsenalin e vet bërthamor të pavarur”, tha Merz.

Ai gjithashtu kujtoi traktatet paraprake me të cilat Berlini u zotua të përmbahej nga lëvizje të tilla, të quajtura marrëveshja “2+4” që hapi rrugën për ribashkimin e saj në vitin 1990 dhe Traktati i Mospërhapjes së Armëve Bërthamore, shkruan Abcnews.al.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih javën e kaluar, kancelari gjerman Merz tha se po diskutonte me Presidentin francez Emmanuel Macron propozimin e këtij të fundit për të krijuar një kuadër evropian të parandalimit bërthamor.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Administrata Trump ‘e zgjoi Evropën’ nga gjumi, thotë ambasadori amerikan në BE

Read Next

Avokati i Thaçit: ZPS-ja premtoi “spektakël”, por nuk arriti të paraqesë asgjë – bënë gabim të pafalshëm në këtë gjykim