Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka marrë fjalën gjatë seancës së sotme në Hagë kur katërshja e UÇK-së pritet t’i thotë fjalët përfundimtare.
Mishetiq ka thënë se ZPS-ja nuk ka arritur të ofrojë prova për akuzat me të cilat ngarkohet Thaçit. Ai u shpreh se ZPS-ja ka premtuar “spektakël”, por nuk nuk kanë arritur të paraqesin asgjë në mbështetje të pretendimeve të tyre, shkrua gazeta online Reporteri.net.
Me këtë, Mishetiq tha se ZPS-ja në këtë gjykim ka bërë “një mëkat të madh dhe të pafalshëm”.
“Ne ju thamë se nuk ka asnjë raport nga kryesit e krimeve për Hashim Thaçin, ju thamë se Thaçi nuk kishte rol në përgatitjen apo shpërndarjen e komunikatave politike, ju thamë se konsensusi i provave të dëshmitarëve ndërkombëtare dhe brenda UÇK-së ishte se nuk dyshohej se Hashim Thaçi ishte i përfshirë në krime lufte dhe se ai nuk dyshohej se ishte i përfshirë në ndonjë politikë të pretenduar që shënjestronte të ashtuquajturit kundërshtarë, por ZPS-ja të hënën nuk u përgjigj me argumente për të hedhur poshtë këto pika themelore. Ata nuk kishin përgjigje.
Siç e thashë të hënën, paneli në gjykimin Mustafa ishte i qartë. Barra e provave bie vetëm mbi ZPS-në, dhe ata dështuan në këtë. ZPS-ja e ka bërë këtë mëkat të madh, të pafalshëm në këtë gjykim.
Ata kanë premtuar fishekzjarre, spektakël, por nuk kanë paraqitur asgjë. Dhe kjo ka ndodhur të hënën. Ju e dëgjuat refrenin e tyre, ata thanë se do ta bënin këtë gjë, por nuk e bënë.
Duket se ZPS-ja në fund do të jepte një shpjegim të asaj që Thaçi ka thënë po ka bërë, por a ju dhanë ata këtë argument. Nuk kishin përgjigje, vetëm premtime boshe të tepërta që nuk do të ndiqeshin me fakte”, tha Mishetiq në fjalën e tij. /Reporteri.net/