Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, njoftoi sot se 27 shtetet anëtare të BE-së po ofrojnë një sasi rekord ndihme ushtarake për Ukrainën.
“Bashkimi Europian dhe shtetet tona anëtare kanë dhënë gati 169 miliardë euro $198,7 miliard euro mbështetje financiare që nga fillimi i luftës së plotë në 2022,” tha Kallas në një fjalim para Parlamentit Evropian në Strasburg.
“Aktualisht, kjo përfshin mbi 63 miliardë euro në mbështetje ushtarake për Ukrainën”, shtoi ajo.
“Këtë vit veçanërisht, shtetet anëtare po japin më shumë se kurrë më parë, 25 miliardë euro deri tani,” tha Kallas.
Shtetet e BE-së kanë furnizuar gjithashtu Ukrainën me municione, duke arritur 80% të objektivit të BE-së për dorëzimin e 2 milionë fishekëve për Kievin.
“Synojmë 100% deri në tetor”, tha Kallas.
“Të gjitha këto janë për t’u siguruar që Ukraina të mund të mbrohet, të mbrojë civilët e saj dhe të ndalojë agresionin”, përfundoi ajo. /ATSH-DPA/