Kadiu: Rreth 2 milionë euro më pak të hyra në Postë, 80 për qind e tyre shkojnë për paga

Ushtruesja e detyrës së kryshefes ekzekutive të Postës së Kosovës, Fakete Kadiu tha thënë se të hyrat për vitin 2020 ishin 14 për qind më pak.

Kadiu gjatë një konference për medie është shprehur se për këtë periudhë janë 2 milionë euro më pak të hyra.

“Sa i përket pasqyrave financiare të vitit 2020, sikurse edhe plotë ndërmarrje tjera edhe Posta e Kosovës ka operuar me një rezultat financiar minus 14 për qind, ku kemi funksionuar me personel esencial për shkak të pandemisë COVID-19. Pra, rënie e të hyrave në rreth 2 milionë euro”, tha Kadiu.

Ajo është shprehur se nga këto të hyra, 80 për qind shkojnë për paga.

“Ne ballafaqohemi shumë me alokimin e pagave për punëtorët, që në kategorinë e pagave i kemi 80 për qind të të hyrave. Kemi edhe problem me pagesat e operatorëve ekonomik, të cilët na furnizojnë me materiale të domosdoshme të operimit. Po ashtu, kemi edhe pamundësinë e inkasimit universal postar për të cilën gjë jemi duke e diskutuar me ministrinë të linjës”, ka përfunduar ajo.

/Telegrafi/

Read Previous

ShBA-ja për dialogun Kosovë–Serbi: Koha është për progres të vërtetë

Read Next

SBAShK-u: Greva përshkallëzohet në dhjetor nëse vazhdon injorimi i kërkesave