Julian Nagelsmann dëshiron transferimin e Achraf Hakimit në Bayern

Trajneri i ri i “Bavarezëve” është admirues i madh i marokenit.

Achraf Hakimi është në listën e të dëshiruarve që trajneri i ri i Bayernit Julian Nagelsmann dëshiron që ta transferoj kur të hapet afati kalimtar i transferimeve në verë, raporton “The Express”.

Mbrojtësi i Interit me tipare sulmuese ka qenë i lidhur edhe me skuadrën angleze Arsenal, ku trajneri i tyre Mikel Arteta thuhet se është i interesuar në shërbimet e marokenit, përcjell KosovaPress.

Por tani thuhet se Bayerni mund të ketë më shumë avantazh në garën për shërbimet e 22 vjeçarit, për shkak që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve, ndërsa Arsenali nuk është duke kaluar nëpër një sezon të mirë, ku nuk e ka siguruar as Ligën e Evropës, kështu edhe mund të mos jetë favorit për të siguruar shërbimet e Hakimit.

Këtë sezon, Hakimi ka bërë 41 paraqitje në të gjitha garat me Interin, duke e siguruar edhe titullin e Seria A, dhe ka regjistruar shtatë gola dhe tetë asistime mbi emrin e tij./KosovaPress/

Read Previous

Përmes thonjëve mund ta kuptoni a e keni kaluar virusin

Read Next

Ja kur zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve mes Chelsea dhe Manchester City