Joelle Garriaud-Maylam – presidentja e re e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s është zgjedhur Joelle Garriaud-Maylam.

Garriaud-Maylam, para të pranishmëve, ka premtuar se do të ketë angazhim maksimal në pozitën e saj të re që e ka marrë sot.

“Dua të them se me të vërtetë jam e shokuar. Ishte nder për mua që sot në mëngjes të shpallë kandidaturën time. Dëshiroj që Asambleja e jon të jetë më e fortë, të bëhet më e respektueshme duke përfshirë NATO-n dhe më gjerë”.

“Është përgjegjësi e jona të bëhemi që të jemi mbrojtje e sigurt, të bëhemi njerëz të cilët  u tregojmë njerëzve tanë që nuk ka gjë më të mirë se demokracia”, ka deklaruar ajo.

Ajo do të ketë këtë pozitë për dy vjet me radhë.

/KlanKosova/

Read Previous

​Superkupa e Kosovës në basketboll zhvillohet në Prishtinë

Read Next

Zgjedhjet në veri, KQZ: Po i trajtojmë kërkesat për shtyrje të afatit për certifikimin e partive