​Superkupa e Kosovës në basketboll zhvillohet në Prishtinë

Ky edicion i Superkupës së Kosovës do të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Kështu ka vendosur të hënën bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 21.11.2022 e ka shqyrtuar ofertën e KB Sigal Prishtina për organizimin e Superkupës së Kosovës në datat 07-11 Dhjetor 2022 në Prishtinë dhe njëherësh e ka miratuar këtë ofertë, si dhe e ka udhëzuar KB Sigal Prishtina që të fillojë përgatitjet për këtë event madhështor, konform Udhëzuesit për Organizimin e Superkupës së Kosovës.”, thuhet në vendimin e FBK-së.

Ndeshjet do të zhvillohen nga data 7 deri më 11 dhjetor.

Read Previous

Banorët e rrugës ‘’Patriot Berisha’’ u bëjnë thirrje institucioneve për ndihmë pas vërshimeve

Read Next

Joelle Garriaud-Maylam – presidentja e re e Asamblesë Parlamentare të NATO-s