Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se është shumë pranë kompletimit të transferimit të sulmuesit anësor të Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.
Presidenti i klubit katalunas, Joan Laporta, bëri të ditur se reprezentuesi gjerman do t’i bashkohet Barcelonës, teksa marrëveshja parashikon pagesën e 22 milionë eurove menjëherë, plus edhe 9 milionë euro të tjera në formë bonusesh të lidhura me performancën.
Po ashtu, Borussia Dortmundi ka siguruar edhe 35 për qind të fitimit nga një shitje e ardhshme e lojtarit.
Laporta nuk e fshehu kënaqësinë për këtë transferim, duke lavdëruar edhe drejtorin sportiv Deco për punën e bërë në negociata.
“Jemi shumë të lumtur. Është një lojtar që e kemi ndjekur prej një kohe të gjatë”.
“Adeyemi është shumë i shpejtë, një lojtar shumë i mirë. Deco bëri një punë të shkëlqyer”, deklaroi Laporta.
Ndërkohë, Barcelona mbetet mjaft aktive në treg ngase e do edhe yllin e Atletico Madridit Joan Laporta, kurse është pranë ta shesë sulmuesin Ferran Torres te Paris Saint-Germain. /Telegrafi/
