Javë shumë e nxehtë, sot deri në 31 gradë Celsius

(FOTO: AGIM IDRIZI)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditët në vazhdim në vendin tonë.

“E hëne- Mot me diell dhe pjeserishtë i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 31gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.
E marte- Mot kryesisht me diell . Në fushat termike do të ketë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve për 1-2 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

E merkurë. Mot kryesisht me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në të dy vlerat ekstremale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.

E enjte-Mot shum i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë rritje për 2-3 gradë në të dy vlerat ekstremale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe jugperendimit.

Të premten – Mot me diell dhe temperatura të ngjashme me ditën e enjte. Gjatë pjesës së dytë të ditës do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende mund të sjellin shira afatshkurta të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Gjatë këtyre ndryshimeve do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë kryesisht nga veriu dhe verilindja.

Ky mot me këto temperatura tipike verore është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore.

Shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartëshënuara.

Kujdes:
Meqë indeksi UV do të jetë shum i lartë ,rekomandohet që të kufizohemi sa më shum nga rrezet e diellit,nga ora 10-17,sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension , diabetikët, asmatikët etje, të bartim syze mbrojtese nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta,krema adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pijmë ujë sa më shpesh, jo lëngje të gazuara etj.”, njofton IHMK.

Read Previous

Kjo ​është nxënësja që do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Botërore të fizikës në Japoni

Read Next

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot