Iu referuan Kurtit si “lider i opozitës”, BE: Ishte gabim teknik

Faqja zyrtare e Bashkimit Evropian, që përcjellë për publikun në kohë reale takimet që zhvillohen në Komisionin Evropian, më 18 gusht në ditën e takimit të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, Albin Kurtit iu referua si “lideri i opozitës kosovare” në njoftimin zyrtar për takimin ndërmjet tij dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Megjithatë një gafë e tillë sipas Bashkimit Evropian ka qenë krejtësisht teknike e cila është korrigjuar sapo është vënë re.

Kështu të paktën ka bërë të ditur për Albanian Post, Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Zoi Muletier.

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë çështje, mund t’ju siguroj se ky ishte një gabim teknik që u korrigjua sapo e vumë re”, ka thënë ajo për Albanian Post.

Njoftimi i Bashkimit Evropian ku Albin Kurtit iu referohen si “lideri i opozitës”

Janë dashur dy raunde takimesh trepalëshe (Kosovë, Serbi, BE) takime veç veç (Kryeministri Albin Kurti dhe Josep Borell e Miroslav Lajcak) dhe (Aleksandër Vuçiç, Josep Borell e Miroslav Lajçak), dhe pesë orë bisedime në një dhomë të Komisionit Evropian, por rezultati ka qenë, pajtimi për një tjetër takim, i cili, megjithatë nuk dihet se kur do të ndodhë.

Takimi i Kurtit me Vuçiç e ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian ishte i treti (përfshirë dhe atë jo formal në Berlin).

Por, palët, siç u kumtua nga Borell, nuk e arritën mesin as pas 300 minutash bisedë pasi pozicionet fillestare ishin skajshmërisht të kundërta.

/Albanianpost.com

Read Previous

​Rritet numri i qytetarëve në Suedi që duan të anëtarësohen në NATO

Read Next

Kosova shënon ngritje në koeficientin e klubeve të UEFA-s, lë prapa vendet fqinje