Itali: Arrestohet 22 vjeçari shqiptar, dyshohet se përdhunoi një 20 vjeçare

Një 22 vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali.

Ai dyshohet se e kishte përdhunuar një 20 vjeçare.

Rasti kishte ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit mes së shtunës dhe të dielës.

Të dy me banim më zonën e quajtur Pesarese.

Ata ishin takuar në një klub në Cattolica, Malindi Beach Cafe, në zonën e plazhit, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv.

I riu shqiptar e kishte bindur 20-vjeçaren të largohej nga klubi.

Ajo kishte pranuar dhe të dy kishin shkuar në një parking afër lokalit, jo shumë larg shezlongeve dhe çadrave.

Siç raportojnë mediet 22-vjeçari  e kishte tërhequr vajzën me forcë në një vend të pandriçuara.

20-vjeçarja tha se e kishte ndjerë vetën si e paralizuar.

“Iu luta të ndalonte, ai nuk kishte mëshirë, isha si e ngurtësuar”, thotë ajo.

Shqiptari e kishte shtyrë në një cep me ndriçim të dobët, e kishte hedhur në tokë dhe e përdhunuar.

Në një moment vajza arriti të shpëtonte dhe telefonoi miqtë e saj.

“I thashë ndalo, ndoshta ishte i dehur”, shtoi ajo.

Miqtë e vajzës dhe shokët e shqiptarit ishin grindur mes vete në vendin e ngjarjes.

22 vjeçari shqiptar ndodhet në burgun e Riminit, ku në fillim të javës së ardhshme do të mbahet seanca e vlefshmërisë para gjykatësit hetues.

/KlanKosova/

Read Previous

Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë, inflacioni në muajin maj arrin në 12.5 për qind

Read Next

50 raste aktive me COVID-19 në Kosovë