Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë: Veriu nuk është çështje e Serbisë, por çështje e brendshme e Kosovës

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë tha se prania e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën është e papranueshme.

Ai e cilësoi këtë veprim mbi reagim të papranueshëm nga Beogradi, për diçka që, siç tha ai, është çështje e brendshme e Kosovës.

“Kam qenë mjaft i qartë për dërgimin e forcave ushtarake serbe në kufi për një çështje që nuk i përket Serbisë, por është një çështje e brendshme e Kosovës. Ka një mbireagim, është e papranueshme dërgimi i këtyre trupave. Ato duhet të rikthehen në vendin e tyre. Beogradi duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës. Veriu është një çështje e brendshme e Kosovës. Mesazhi im është që: Kosovë, puno bashkë me BE dhe SHBA! Pavarësisht zemërimit, mos humbisni besimin e miqve më të ngushtë”, tha ai për Euronews Albania.

Tensionet në veri u rritën, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale, për shkaqe sigurie.

Kurse më 26 maj, ata u asistuan nga Policia e Kosovës, pasi grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat në ndërtesat komunale që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë./Euronews/

Read Previous

Policia: Aktualisht situata në veri është e qetë

Read Next

Turqia nis trupat e saj në Kosovë për të përforcuar KFOR-in