Ish-ministrja i reagon Kurtit: Asnjë vendim që ndihmon ekonominë nuk e keni marrë

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti publikoi sot në Facebookun e tij disa statistika që sipas tij tregojnë punën e madhe që po bën qeveria e tij.

Bajrami ka theksuar se krahasimi me vitin e kaluar vendi ka qenë i mbyllur e shumica e bizneseve nuk kanë pasur mundësi të shesin asnjë produkt nuk nund të bëhet.

“Në ekonomi krejt çka po ndodhë është meritë e madhe e bizneseve, qytetarëve, konsumit që vjen nga prezenca e mërgimtarëve tonë, masave të rimkëmbjes ekonomike të qeverisë se kaluar dhe natyrisht inflacionit”.

“Asnjë vendim nuk keni marrë që ndihmon ekonominë, asnjë”, ka shkruar Bajrami e LDK-së.

POSTIMI I PLOTË:

Kryeministër,

Kur fol me shifra duhet me qenë gjithpërfshirës me i paraqitë të gjitha shifrat. Sot, shifrat për të cilët është dashur të flisni janë ato të të infektuarëve dhe strategjia e qeverisë si më dalë nga kjo situatë.

Po e ofendon çdo qytetar me këta numra dhe me këto lavdata, e më së shumti je duke i ofenduar ata që vitin e kaluar e kanë blerë një litër vaj 99 cent e sot e blejnë 1.55 Euro.

• Normal se ka 34% më shumë se vitin e kaluar të hyra nga tatimi në të ardhurat e korporatave, sepse vitin e kaluar vendi ka qenë i mbyllur e shumica e korporatave nuk kanë pasur mundësi të shesin asnjë produkt nga 11 marsi deri me 5 qershor.

• Normal se ka 37% më shumë TVSH të mbledhur se vitin e kaluar, sepse vitin e kaluar vendi ka qenë i mbyllur.

• Normal se ka 95% më shumë tatim në pronë të mbledhur këtë vit sepse vitin e kaluar qytetarët për shkak të mbylljes as që kanë pasur mundësi ta paguajnë tatimin në pronë.

Kryeministër, trego:

• Qysh po e shpërndan pakon e ringjalljes 420 milionë euro?

• Qysh ka me u zhvillu mësimi nga data 1 shtator?

• Si ka mundësi që jemi vendi me më se paku të vakcionuar në rajon?

• Kush i ka “meritat” që i kemi mbi 1300 të infektuar në ditë?

• A po shkojmë drejt mbylljes totale?

• Si keni me i ndihmu bizneset e qytetarët kur ta mbyllni vendin?

Trego për të ardhmën, se në ekonomi krejt çka po ndodhë është meritë e madhe e bizneseve, qytetarëve, konsumit që vjen nga prezenca e mërgimtarëve tonë, masave të rimkëmbjes ekonomike të qeverisë se kaluar dhe natyrisht inflacionit.

Asnjë vendim nuk keni marrë që ndihmon ekonominë, asnjë!

Read Previous

Tri ilaçe befasuese në shtëpi për dhimbjet e këmbëve që qetësojnë dhimbjet shpejtë

Read Next

​Mot me diell dhe me vapë