Ish-agjenti i CIA-s pranon fajësinë për spiunazh ndaj Kinës

Një ish- agjent i CIA-s është deklaruar fajtor për spiunazh për Kinën, njoftoi të premten Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Alexander Yuk Ching Ma pranoi se në vitin 2001 dorëzoi një sasi të konsiderueshme informacioni të klasifikuar të sigurisë kombëtare të SHBA-së në një takim me agjentët e inteligjencës së Shangait, edhe pse nuk kishte punuar për CIA-n për 12 vitet e mëparshme.

Takimi thuhet se u organizua nga një tjetër ish-agjent i CIA-s, një amerikan me origjinë nga Shangai. Në ditën e tretë të kontakteve në një hotel në Hong Kong, agjentët kinezë ofruan “50,000 dollarë para të gatshme, të cilat Alexander Yuk Ching Ma i numëroi”, sipas konferencës së Departamentit të Drejtësisë të SHBA.

Të dy burrat më pas ranë dakord të vazhdojnë të ndihmojnë agjencinë e inteligjencës së Shangait.

Në vitin 2003, Ma u punësua nga FBI në Hawaii për të ofruar shërbime gjuhësore. FBI dinte për lidhjet e Ma me inteligjencën kineze dhe e rekrutoi atë për të punuar në një zyrë të izoluar ku mund të monitoroheshin aktivitetet e tij, tha Departamenti i Drejtësisë i SHBA. Ma punoi për FBI deri në vitin 2012.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë nuk tha se si u ekspozua Alexander Yuk Ching Ma, i cili përballet me 10 vjet burg./abcnews.al

Read Previous

“The Indipendent”: Shqipëria vijon të jetë top destinacioni mesdhetar për pushimet verore

Read Next

Orban: Hungaria nuk merr pjesë në operacionet e NATO-s në ndihmë të Ukrainës