Irritohet këngëtari shqiptar: “Nga java tjetër fillojnë mbrëmjet muzikore, kushdo që infektohet, le të izolohet në shtëpi”

Pandemia e koronavirusit ka bërë që shumë prej artistëve shqiptarë të ngrejnë zërin e tyre dhe të shprehen të shqetësuar për shkak  të papunësisë.

Siç dihet, një gjë e tillë ka ndodhur pasi në këtë situatë që ndodhemi ndalohet grumbullimi i personave pasi sjell rrezik për shëndetin e gjithësecilit që merr pjesë në tubime.

Së fundmi, ka ardhur një reagim nga këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, i cili nëpërmjet  një postimi  në InstaStory, deklaroi se nga java tjetër do të fillojnë mbrëmjet muzikore. Ndër të tjera ai hedh akuza se numri i të infektuarve është rritur si pasojë e fushatës elektorale ne Kosovë. Ai shton se kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi.

“Nga java tjetër, nëpër lokalet e Ferizajit dhe në të gjitha lokalet e Kosovës. Kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi, e mos të dalin llafazana të thonë virusi virusi, se kishte virus edhe në fushatë”, shkruan këngëtari  në postim.
“Pa punë nuk shkon, duket të sakrifikojmë që t’iu dërgojmë në shtëpi fëmijëve të ushqehen, e t’u blejmë libra, dhe t’i ndihmojmë ato mijëra qytetarë që kanë mbetur pa punë”, shtoi Labinot Tahiri.

Një reagim i tillë nga këngëtari erdhi si pasojë e grumbulllimeve të shumta që pati në qytete të ndryshëm të Kosovës  gjatë fushatës zgjedhore.

Read Previous

Zemaj: Masat rigoroze kundër COVID-19 duhet të vazhdojnë

Read Next

Dita botërore e gjuhës amtare