Interi e mbyll vitin në krye të Serie A

Për ata që jetojnë me futbollin, shprehja “titujt vendosen në mars” nuk është e re, por ajo vazhdon të përshkruajë me saktësi fazën kulminante të kampionateve.

Në vitet e fundit, kjo thënie është konfirmuar dukshëm edhe në Serie A.

Me fitoren e rëndësishme në Bergamo, Interi është rikthyer në krye të tabelës së kampionatit dhe do ta mbyllë vitin kalendarik në vendin e parë. Një pozicion që, duke u bazuar në statistikat e sezoneve të fundit, mund të jetë më shumë sesa simbolik për zikaltërit.

Në katër sezonet e fundit, titulli kampion në Itali i ka shkuar skuadrës që ka kryesuar renditjen në fund të vitit kalendarik. Një ogur pozitiv për Interin dhe për trajnerin Cristian Chivu, i cili pas emërimit në krye të stolit verën e kaluar, ka arritur të ambientohet shpejt me presionin dhe ritmin e vendeve të para.

Statistikat e dekadës së fundit tregojnë se jo gjithmonë lideri i 31 dhjetorit shpallet kampion, por në vitet e fundit kjo prirje është bërë gjithnjë e më e dukshme. /RTKLive

Liderët në fundvit dhe fituesit e titullit në Serie A:

  • 2024–25: Napoli / Atalanta – Napoli
  • 2023–24: Inter – Inter
  • 2022–23: Napoli – Napoli
  • 2021–22: Inter – Milan
  • 2020–21: Milan – Inter
  • 2019–20: Inter – Juventus
  • 2018–19: Juventus – Juventus
  • 2017–18: Napoli – Juventus
  • 2016–17: Juventus – Juventus
  • 2015–16: Inter – Juventus
  • 2014–15: Juventus – Juventus

Read Previous

Trump shpreson që faza e dytë e armëpushimit në Gazë të arrihet “shumë shpejt”

Read Next

Numërohen 100% e votave të rregullta