Interi duhet të mbledhë edhe 13 pikë të tjera për të siguruar titullin

“Nerazzurrët” morën një fitore shumë të vështirë ndaj Cagliarit të dielën me rezultat 1-0 me golin e mbrojtësit Matteo Darmian e cila ishte fitorja e 11 radhazi.

Skuadra e Antonio Contes është në rrugën e duhur për të siguruar titullin e parë që nga viti 2009-10 dhe ky do të ishte titulli i 19-të në total për skuadrën nga “Giuseppe Meazza”.

Nga ana tjetër Juventusi janë duke ndjekur titullin e tyre të 10-të radhazi në Serie A këtë sezon, por aktualisht janë 12 pikë prapa udhëheqësve të ligës.

Milani është i dyti, me një pikë më shumë se “Zonja e Vjetër”, që do të thotë që Interi ka krijuar një hendek prej 11 pikësh në krye të tabelës.

Interi ka marrë 74 pikë pas 30 ndeshjeve dhe ka një mesatare prej 2.47 pikë për ndeshje, duke bërë që 13 pikët e nevojshme për ta siguruar titullin në tetë ndeshjet e mbetura të duken shumë të mundshme për “Nerazzurrët”.

Sfida e radhës për skuadrën e Antonio Contes në kampionat do të jetë ajo kundër Napolit.

Read Previous

Ndërroi jetë ish-deputeti i LDK-së

Read Next

Nagavci: Të fokusohemi e t’ju ndihmojmë nxënësve