Ndërroi jetë ish-deputeti i LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit të kësaj partie Blerim Baruti.

“Me dhimbje të thellë morën lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Blerim Barutit, personalitet i shquar i arsimit, por edhe politikan e përfaqësues i nderuar i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës. Dr. Baruti dha një kontribut të shquar si profesor, por veçanërisht si veprimtar i LDK-së që nga themelimi, si nënkryetar dhe anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Mitrovicë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Abdixhikut.

Abdixhiku ka theksuar se si deputet ai do të mbahet mend si zë i fuqishëm, i angazhuar për mirëqenien e qytetarëve tonë.

“Largimi nga jeta i Dr. Blerim Barutit është pikëllues dhe një humbje e madhe për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe Degën e LDK-së në Mitrovicë. Pranoni ngushëllimet tona. Dr. Baruti u prehtë në paqe!””, ka thënë Abdixhiku.

Read Previous

PDK do të mbajë sot konferencë për media

Read Next

Interi duhet të mbledhë edhe 13 pikë të tjera për të siguruar titullin