Inteligjenca britanike: Forcat ukrainase kanë ende në kontroll Luhansk

Severodonetsk është një qytet me rëndësi strategjike në rajonin lindor të Donbasit që ka qenë nën bombardime të pamëshirshme nga forcat ruse, sipas skynews.

Marrja në kontroll e qytetit dhe fqinjit Lysychansk do ta vinte të gjithë rajonin e Luhansk nën kontrollin e Rusisë. Luhansk përbën gjysmën e Donbasit fokusi aktual i përpjekjeve luftarake të Rusisë.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha këtë mëngjes Rusia ka nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit, por forcat e saj kanë bërë pak përparim në përpjekjet për të rrethuar zonën më të gjerë nga veriu dhe jugu.

Sipas inteligjencës britanike, Rusia po grumbullon artilerinë dhe aftësitë e saj ajrore, në një përpjekje për të mposhtur mbrojtjen e Ukrainës. Ajo tha gjithashtu se Moska po përdor raketa kundër anije të epokës 1960 kundër objektivave tokësore.

“Rusia ka të ngjarë të përdorë sisteme të tilla armësh joefikase sepse nuk ka raketa moderne,” tha ministria britanike e mbrojtjes./abcnews.al

Read Previous

Shqipëria rrezikon dënim të rëndë nga UEFA

Read Next

OKB paralajmëron rritje të urisë kronike për shkak të luftës