Inteligjenca Artificiale paraqet “rrezik ekzistencial”, thotë ish-CEO i Google, Eric Schmidt

Inteligjenca Artificiale mund të përbëjë rreziqe ekzistenciale dhe qeveritë duhet të dinë se si të sigurohen që teknologjia të mos “keqpërdoret nga njerëzit dashakeqës”, paralajmëroi ditë më parë ish-CEO i Google, Eric Schmidt.

E ardhmja e AI-s është futur në qendër të bisedave midis ekspertëve të teknologjisë dhe politikëbërësve që merren me atë se teknologjia po ecë tutje dhe si duhet të rregullohet.

ChatGPR, chatboti që u bë viral vitin e kaluar, ka ngjallur pa dyshim shumë ndërgjegjësim për Inteligjencën Artificiale pasi firmat e mëdha në mbarë botën kërkojnë të lansojnë produkte rivale dhe të flasin për aftësitë e tyre të AI-s.

Duke folur në një samit në Londër, ai kishte thënë se shqetësimi i tij është se Inteligjenca Artificiale është një “rrezik ekzistencial”.

“Dhe rreziku ekzistencial përcaktohet si shumë, shumë, shumë, shumë njerëz të lënduar ose të vrarë”, ka thënë ndër tjerash Schmidt. /Telegrafi/

Read Previous

DeSantis kundër Trump: Rikthehet në vëmendje përplasja Nixon & Reagan në 1968

Read Next

Eurodeputeti Waitz: BE-ja tashmë po diskuton ngrirjen e bisedimeve për pranimin e Serbisë