Inflacioni në ushqim, më i larti në 13 vjetët e fundit në Britani të Madhe

Konsumatorët britanikë janë duke u përballur me rritjen më të shpejtë të faturave ushqimore në 13 vjetët e fundit. Kështu që kriza e kostos së lartë të jetesës është duke prekur familjet.

Inflacioni i ushqimit ka kërcyer në 8.3 më 12 qershor  nga 7 përqind që ishte në fillim të vitit.

Sipas të dhënave të fundit ky është çmimi më i lartë i regjistruar që prej prillit 2009, raporton Guardian, transmeton KlanKosova.tv.

Sipas trendit fatura vjetore për ushqim pritet të kërkesë në 380 funta, duke shtuar se njerëzit edhe janë duke u përballur me faturat e shtrenjta të energjisë dhe çmimin rekord të naftës.

/KlanKosova/

Read Previous

OKB: Ndryshimi i klimës dhe lufta në Ukrainë kanë rritur shifrat e refugjatëve

Read Next

Pse tensioni në Kaliningrad mund të shndërrojë luftën në Ukrainë në një përballje globale