Inflacioni në Eurozonë ka arritur nivelin më të ulët në 2 vitet e fundit

Në shtator, inflacioni në Eurozonë ra në nivelin më të ulët në dy vitet e fundit (4.3 për qind), që është dëshmi e politikës së suksesshme të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për rritjen e normave të interesit.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, çmimet e konsumit në 20 vendet që përdorin euron u rritën me 4.3 për qind në shtator, krahasuar me 5.2 për qind në gusht, norma më e ulët që nga tetori 2021.

“Këto shifra mbështesin pikëpamjen se normat e interesit ka të ngjarë të kenë arritur kulmin në ciklin aktual të shtrëngimit të politikës monetare”, thuhet në raport.

Gjithashtu, inflacioni shënoi rënie në të gjitha kategoritë e çmimeve dhe çmimet e energjisë vazhduan të bien për të pestin muaj radhazi.

Ai shtoi se inflacioni në eurozonë për pak kohë arriti dyshifrore vjeshtën e kaluar mes një kombinimi të çmimeve në rritje të energjisë, ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit pas pandemisë dhe shpenzimeve të larta të qeverisë.

Si përgjigje, BQE-ja ngriti normën e saj bazë të interesit në një nivel rekord prej 4.0 për qind nga një minimum prej minus 0.5 për qind në pak më shumë se një vit.

Banka Qendrore Evropiane (BQE) pret që inflacioni në eurozonë të mbetet mbi 3 për qind vitin e ardhshëm, gjë që forcon rastin për një rritje të dhjetë radhazi të normës së interesit. /Albanianpost.com

Read Previous

Përfundon autopsia e tre trupave të grupit terrorist

Read Next

Borrell i bën thirrje Serbisë ta tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën