Infektologët: Mosvaksinimi përkeqëson situatën epidemiologjike

Vaksinimi masiv ka javë që ka filluar në vendin tonë, mirpo dilemat e qytetarëve për tu imunizuar  me vaksinën  anti-covid janë të pashmangshme. Dihet se varianti delta tani ka arritur edhe tek ne dhe vetëm me vaksinim mund ta parandalojmë ose të zvoglojmë rrezikun nga infektime me variante të tjera të corona virusit. Sipas infektologes Teuta Shala efekti i vaksinës është 8 muaj.

Të gjitha ata që vaksiniohen në rast të ndonjë efekti anësor duhet të këshillohen me profesionistët shëndetësorë.

Ndërkohë numri i të infektuarëve më virusin corona në dy ditët e fundit ka shënuar rritje në krahasim me ditët e kaluara. Ndërsa sipas raportit të institutit kombëtar të shëndetësisë publike në nivel vendi prej fillimit të vaksinimit janë dhënë 333.705 doza të vaksinës. Kurse me dozën e dytë janë vaksinuar 99.377 qytetarë.

Read Previous

Enis Bardhi lidhet me një transferim në Serie A

Read Next

‘Sunny Hill Festival’ për 2022-n në Prishtinë, paralajmëron befasi