Enis Bardhi lidhet me një transferim në Serie A

Mesfushori shqiptar i Levantes, Enis Bardhi po lidhet me një transferim te klubi nga Serie A, Torino.

Tregu i transferimeve është në aktivitet të plotë dhe lojtarë të rinj i propozohen Torinos çdo ditë.

Sipas mediumit lokal ToroNews, midis këtyre emrave, ekziston një emër veçanërisht interesant, ai i Enis Bardhi, mesfushorit kreativ të Levantes dhe ekipit përfaqësues të Maqedonisë së Veriut.

Vlerësimi i lojtarit është i lartë, pasi Levante e vlerëson atë 15 milion, por shifra është e negociueshme, sepse lojtari ka kontratë vetëm deri në verën e vitit 2022 dhe po kërkon një destinacion të ri.

Mediumi lokal shton se do të ishte një profil i dobishëm për ekipin Granata, duke pasur parasysh që drejtuesit po kërkojnë një lojtar kreativ për t’i dhënë trajnerit Ivan Juric, prandaj Torono po mendon për të.

Bardhi tashmë ka 118 paraqitje në La Liga dhe 20 gola, ku shumica prej të cilave janë shënuar nga goditjet e lira.

Me Levante ai luajti në ‘trequartista’, si anësor i mesfushës dhe sulmit, si dhe në mesfushë, duke qenë shumë fleksibil. /Telegrafi/

Read Previous

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike në “Tokio 2020”

Read Next

Infektologët: Mosvaksinimi përkeqëson situatën epidemiologjike