Incident në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident që ka ndodhur të dielën mbrëma në Mitrovicë.

Sipas raportit të policisë, në oborrin e shtëpisë së një ankuesi mashkull kosovar, është hedhur një mjet shpërthyes i dyshimtë, për të cilin dyshohet se mund të jetë granatë dore.

Sipas raportimeve, përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.

Pas ngjarjes, në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti dhe hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të incidentit. /Telegrafi/

Read Previous

Neymar po bëhet me klub të ri

Read Next

Kryetarët e komunave veriore thonë se grupet nacionaliste serbe po tentojnë tensionimin e situatës