Porti i Durrësit, mbi 349 mijë pasagjerë udhëtuan në janar-korrik
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke paralajmëruar se vapa mund të paraqesë rrezik serioz për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Përmes një njoftimi, IKSHPK rekomandon që qytetarët të pinë ujë rregullisht, të shmangin pijet me sheqer dhe alkool, si dhe të kufizojnë daljet në diell gjatë intervalit kohor 11:00–17:00. Gjithashtu, këshillohet veshja e rrobave të lehta, prej pambuku dhe me ngjyra të hapura për të ndihmuar trupin të qëndrojë i freskët.
Instituti u bën apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të veçantë për të moshuarit, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta, si dhe rikujton se fëmijët nuk duhet të lihen asnjëherë në automjet, qoftë edhe për pak minuta, pasi temperatura brenda veturës rritet shpejt dhe mund të bëhet fatale.
Po ashtu, IKSHPK rekomandon hidratim të vazhdueshëm, përdorimin e kremit mbrojtës nga dielli dhe syzeve mbrojtëse, ndërsa qytetarët që shfaqin simptoma si marramendje, lodhje apo të përziera duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore. /RTKlive