IHK paralajmëron shtim të reshjeve gjatë pasdites, nga e marta mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se duke filluar nga sot pasdite (e hënë, datë.16/01/2023) dhe gjatë ditës së nesërme dhe pasnesërme (e martë e mërkure, datë.17-18/01/2023), pritet të ketë reshje me intensitet mesatarë deri në të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit.

Megjithatë IHMK konsideron se gjatë ditës së nesërme reshjet  do të përfshinë tërë vendin.

Në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj), mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve, fillimisht atyre të vegjël me karakter të rrëkeve të cilët zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto komuna sipas Institutit Hidrometerologjik mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemeve drenuese, mirëmbajtjes dhe pastrimit të shtretërve të lumenjve dhe kanalizimeve.Reklama

“Kjo situatë pritet të ndikoj në ngritjen e niveleve dhe prurjeve të lumenjve kryesorë, veçanërisht të sistemit të lumit Drini i Bardhë, sidomos degët e tij të djathta, Ibri etj”.

Ky informacion, në varësi të situatës hidrologjike, do të përditësohet nga IHMK dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

/Telegrafi/

Read Previous

Rritja e vazhdueshme e çmimeve, sfidë për qytetarët

Read Next

Sot zyrtarisht ka filluar gjysmëvjetori dytë për disa shkolla në Komunën e Gjakovës