I dehur e rrah gruan

Dhuna në familje është njëra nga dukuritë që ndodhë e raportohet më së shpeshti në vendin tonë. Ndërkaq viktimat e kësaj dhune janë gratë të cilat sulmohen nga burrat e tyre.

Kurse një rast i tillë ka ndodhur dje në Pejë, ku një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Si ka ndodhur ngjarja?

I dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit kur kishte filluar të ushtronte dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Si pasojë e këtij sulmi viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gorazhdec të Pejës rreth orës 22:00. /GazetaSinjali/

Read Previous

Dita Ndërkombëtare e Muzikës

Read Next

Kurti këtë javë do të takohet me presidentin Macron, në Paris