Humbja ndaj Bodø/Glimt, Guardiola: Gjithçka po ecën kundër nesh

Është një kohë e vështirë për Manchester City dhe Pep Guardiola. Pas humbjes 2-0 në derbi kundër Manchester United, skuadra e “citizens” e gjen veten shtatë pikë prapa Arsenal në Premier League.

Udhëtimi në Norvegji kundër Bodo/Glimt duhet të kishte qenë një shans për të kthyer faqen, por doli të ishte një tjetër natë zhgënjyese. Klubi anglez tregoi anën e tij më të keqe, duke rënë 3-0 pas një ore.

Rayan Cherki arriti ta zbusë goditjen, duke shënuar golin 3-1. Erling Haaland gjithashtu pati një performancë zhgënjyese, kurrë vërtet i mprehtë dhe duke arritur vetëm tre gjuajtje gjatë gjithë ndeshjes. Humbja nuk e rrezikon kualifikimin e tyre për raundin tjetër

Trajneri Pep Guardiola u vu në dyshim në mënyrë të pashmangshme, por ai i hodhi poshtë kritikat. “Nuk pajtohem që luajtëm dobët. Na mungonin lojtarë kyç si Doku dhe Savinho dhe nuk kishim anësorë të aftë për të mposhtur një lojtar”.

“Bodo është shumë i organizuar, të detyrojnë të hapesh dhe pa lojtarë një-me-një, është e vështirë të krijosh raste. Urime për ta. Ndihemi sikur shumë detaje po punojnë kundër nesh, por lojtarët janë aty“, shtoi Guardiola.

Haaland gjithashtu pranoi meritat e kundërshtarëve të tij: “Bodo e meritoi fitoren; ata luajnë futboll fantastik. Shumë ekipe kanë vuajtur këtu vitet e fundit. Nuk është e lehtë të luash në këtë stadium, por ne jemi City dhe do të fitojmë përsëri ndeshje të tilla. Është për të ardhur keq, sepse dhamë gjithçka.” /Telesport.al/

Read Previous

Çka është Bordi i Paqes për Gazën në të cilin u ftua Kosova?

Read Next

Conte: Nëse nuk fiton këto ndeshje atëherë nuk je në nivelin e Ligës së Kampionëve