Hoxha: Produktet e mishit të sigurta, inspektohen çdo ditë

Ditë më parë  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka  apeluar që qytetarët të kenë kujdes në konsumimin e produkteve të mishit  peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht, në këto ditë të nxehta të verës. Mirëpo Drejtoria për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës thotë se ata për cdo ditë janë në terren dhe deri më tani asnjë produkt i mishit nuk është konfiskuar nga të 4 therrtoret që janë funksionale në komunën tonë.

Hoxha ka shtuar se inspektimet në të gjitha dikasteret do të vazhdojnë në mënyrë që të mos ketë shqetësime në shëndetin e qytetarëve, mirëpo  deri më tani gjendja është stabile. Megjithatë apelohet që qytetarët ti kenë kujdes të shtuar gjatë konsumimit të këtyre produkteve.Për kohë të gjatë në komunën e Gjakovës nuk ka ndonjë rast të konfiskimit të produkteve të mishit ndërsa  hera e fundit që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfiskuar sasi të madhe të mishit të prishur është në marsin e këtij viti  në komunën e Ferizajit me crast janë konfiskuar 700 kg mish, jo i sigurtë për konsum.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Vitia: 80-90 për qind e rasteve të fundit janë të variantit Delta

Read Next

Për gjashtë muaj në Gjakovë janë ngritur 134 aktakuza për krime të rënda