Hoti: Mbi 16 mijë doza të vaksinës anti-Covid janë administruar sot

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se sot janë administruar mbi 16 mijë doza të vaksinës anti-Covid-19 në Kosovë.

Htoi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vaksinimi nuk është vetëm masë mbrojtëse nga virusi, por edhe masë kundër mbylljes.

Postimi i plotë:

Mbi 16. 000 doza të administruara të vaksinës kundër COVID-19 sot në Kosovë.

Vaksinimi i shpejtë i popullatës nuk ka alternativë, aq më tepër që varianti Delta (SARS-COV 2) po përhapet shpejt tek të gjitha grupet dhe në veçanti te grupmoshat e reja.

VAKSINIMI nuk është vetëm masë mbrojtëse nga virusi, por edhe masë kundër MBYLLJES!

Komplimente për Ekipin menaxhues dhe ekipet e vaksinimit në të gjitha komunat e Kosovës! /EkonomiaOnline/

Read Previous

LVV viziton familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci

Read Next

Moti sot