Hoti: Ligji për Personat e Zhdukur së shpejti do të kalojë në konsultim publik

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, të martën ka deklaruar se Ligji për personat e zhdukur së shpejti do të kalojë në konsultim publik.

Hoti gjatë takimit me anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ka thënë tha se gjatë vitit 2023 kanë gërmuar në 15 lokacione në territorin e Kosovës.

“Ligji për Personat e Zhdukur ende nuk është përfunduar. Ka përfunduar nga ana jonë, shumë shpejt do të jetë në konsultime publike”, ka thënë ai, duke shtuar se gjatë vitit 2023 janë bërë gërmime vetëm në një lokacion në Serbi.

“Janë dorëzuar nëntë mbetje mortore te familjarët gjatë vitit 2023. Fatkeqësisht gjatë vitit 2023 janë bërë gërmime vetëm në një lokacion ne Serbi, në Shtavall. Shumica prej informacioneve që kemi nuk janë vetëm brenda territorit të Kosovës por edhe të dëshmitarëve atje në Shtavall”, ka thënë Hoti.

Çështja e personave të zhdukur është ngritur edhe në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2020, por që nuk ka pasur ndonjë progres konkret./EpokaeRe

Read Previous

Senati pritet ta hedhë në votim sot ndihmën ushtarake për Ukrainën

Read Next

Përmbyllet projekti “Dhuro një libër, merr një ëmbëlsirë”