Senati pritet ta hedhë në votim sot ndihmën ushtarake për Ukrainën

Senati amerikan pritet të hedhë në votim paketën e vonuar me ndihmë ushtarake për Ukrainën, e cila kap vlerën e rreth 60 miliardë dollarëve, pasi Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi atë tre ditë më parë.

Paketa, e cila përmban ndihmat e nevojshme për ushtrinë e Ukrainës, pritet të kalojë në Senat gjatë ditës dhe t’i dërgohet presidentit amerikan, Bajden, për t’u nënshkruar. Senati mund ta kalojë paketën e madhe, 95 miliardë dollarë, e cila përmban ndihmë ushtarake edhe për Izraelin dhe Tajvanin.

Ukraina është duke u përballur me trysni të madhe nga Rusia në muajt e fundit, për shkak se stoqet e saj me municione dhe kundërajrorë, janë duke u harxhuar. Sulmet e pareshtura me dronë dhe raketa nga Rusia në qytetet ukrainase u kanë shkaktuar dëme të mëdha civilëve dhe rrjetit energjetik të vendit gjatë këtyre dy viteve luftë./AlsatM

Read Previous

Lajçak: Në takimin e fundit u ngushtua diferenca për dinarin

Read Next

Hoti: Ligji për Personat e Zhdukur së shpejti do të kalojë në konsultim publik