Holanda me një popullsi prej 17 milionë banorë ka 23 milionë biçikleta, mesatarisht 1,3 biçikleta për person në mbarë botën dhe për këtë njihet si “vendi i biçikletave”.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuar (OKB) për të inkurajuar përdorimin biçikletave, mjetet e transportit miqësor me mjedisin dhe të shëndetshme, në vitin 2018 e shpalli 3 Qershorin si Dita Botërore e Biçikletës.
Në këtë ditë inkurajohet organizimi i aktiviteteve ndërkombëtare dhe vendore që do të mbështesin zhvillimin e kulturës së çiklizmit në shoqëri.
Sipas të dhënave të njoftuara nga Unioni i Çiklistëve të Holandës, vendi posedon 2,3 për qind të 1 miliard biçikletave që gjenden në mbarë botën ndërsa kjo korrespondon mesatarisht me 1,3 biçikletë për person.
Holandën e ndjek Danimarka me 0,8 për qind, Japonia me 0,6 për qind, Belgjika me 0,5 për qind, Kina me 0,4 për qind dhe SHBA-ja me 0,3 për qind.
– Holandë
Biçikleta, një pjesë e ditës së përditshme në Holandë, përdoret nga të gjithë duke filluar nga 7 deri në 70-vjeç.
Holanda me popullsi prej 17 milionë banorësh përbën 0,2 për qind të popullsisë në botë ndërsa vendi numëron 23 milionë biçikleta
Biçikleta më së shumti në këtë vend përdoret për të shkuar në punë ose për dërgimin e fëmijëve në shkollë. Gjithashtu preferohet edhe për argëtim pa marrë parasysh motin. Në kuadër të kësaj, biçikleta 22 për qind përdoret për punë, 18 për qind për në shkollë, 14 për qind për të bërë pazar. Gjithashtu 31 për qind biçikleta përdoret për argëtim dhe 16 për qind për qëllime të tjera.
Në Holandë ku biçikleta është një mënyrë jetese, çdo vit shiten rreth 1 milion biçikleta të reja. Gjysma e këtyre përbëhet nga biçikletat me asistencë elektrike, e cila falë baterisë në të, siguron energji shtesë për përdoruesin kur pedalon.
Pjesa dërrmuese e popullatës, e cila njihet me biçikletën që në moshë fëmijërie, përdor biçikletë të dorës së dytë.
Në vendin ku është aktiv aplikacioni i biçikletave të përbashkët, ka afërsisht 22 mijë biçikleta në më shumë se 300 pika të ndryshme. Këto biçikleta mund të huazohen me një sasi të caktuar të parave ndërsa pasi të përdoren lihen në vendin ku janë marrë.
Në Holandë ku ka 37 mijë kilometra shtigje biçikletash që i afrohen gjerësisë së perimetrit të botës, me biçikletë udhëtohet mesatarisht 888 kilometra për person në vit dhe afërsisht 15 miliardë kilometra në vit në të gjithë vendin.
Biçikleta, e cila preferohet sepse është e dobishme për shëndetin dhe parandalon ngecjen në trafik, veçanërisht në qytetet e mëdha, është mjet transporti i përdorur gjerësisht për shkak se është më ekonomike.
Nëse 10 punëtorë përdorin biçikletat e tyre në vend të automjeteve tre ditë në javë dhe shkojnë në punë me biçikletë në një drejtim për 20 minuta, kjo i kursen punëdhënësit 18.654 euro në vit për sa i përket fitnesit, produktivitetit dhe shmangies së mungesave.
Hapësirat përreth stacioneve të trenit përdoren si vende parkimi për biçikleta ndërsa në Utrech i cili njihet si qendra e të gjithë stacioneve ndodhet parku më i madh në botë me kapacitet prej 12.500 biçikletash.
Gratë preferojnë 80 për qind më shumë biçikletën sesa meshkujt. Gratë biçikletën e përdorin 180 milionë herë në vit ndërsa meshkujt 100 milionë herë.
Në Holandë në vit vidhen gjysmë milionë biçikleta. Dëmi material i shkaktuar nga vjedhja e biçikletave është rreth 600 milionë dollarë në vit.
– Spanjë
Spanjollët janë në nivelin mesatar në aspektin e përdorimit të biçikletave në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian.
Sipas anketës së publikuar nga kompania Global Consumer Suvey në vitin 2021, në Spanjë 24 për qind e popullsisë së moshës 18-64 vjeç të paktën dy herë në javë preferon biçikletën për transport urban.
Shtatë për qind e spanjollëve biçikletën e përdorin çdo ditë ndërsa 48 për qind të popullsisë e cilëson veten si përdorues i biçikletës.
Qeveria synon rritjen e përdorimit të përditshëm të biçikletës në mbarë vendin në 10 për qind deri në vitin 2030.
Në Spanjë, ku 47 për qind e qyteteve ofrojnë shërbime publike të lira për qira të biçikletave elektrike (midis 25-50 euro në muaj) për qytetarët, përdorimi i biçikletave është intensiv, veçanërisht në Vitoria, Seville, Barcelona, Valencia, San Sebastian, Las Palmas dhe Zaragoza.
– Zvicër
Pas pandemisë së COVID-19 shitja e biçikletave dhe skuterëve elektronikë është rritur në Zvicër ndërsa 69 prej 100 personave kanë të paktën një biçikletë.
Në vend mesatarisht 320 mijë biçikleta shiten në vend. Rrugët kombëtare dhe vendore të biçikletave janë 8.500 kilometra.
Derisa ka 9 rrugë kombëtare dhe 54 rajonale për biçikleta në vend, qeveritë vendore po rrisin numrin e korsive të biçikletave për të reduktuar bllokimin e trafikut dhe për të promovuar transportin miqësor ndaj mjedisit.
– Gjermani
Në Gjermani, ku shitja e biçikletave dhe skuterëve elektronikë është rritur ashtu si në Zvicër, ka 81 milionë biçikleta.
Vitin e kaluar në vend u prodhuan 2,3 milionë biçikleta. Qyteti Münster në Gjermani njihet si qyteti i biçikletave.
Gjermania, 20 për qind të nevojës së biçikletave i importon nga Kamboxhia.
Rruga më e njohur e biçikletave në vend është Elbradweg. Rruga nga Cuxhaven deri në Bad Schandau në kufirin çek është 860 kilometra e gjatë.
Në veçanti, shteti i Berlinit po rrit numrin e rrugëve për biçikleta për të promovuar transportin miqësor ndaj mjedisit./ KultPlus.com