Veseli: Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë
Gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Partia Demokratike në Tiranë, disa protestues hodhën molotovë dhe goditën punonjësit e policisë.
Si pasojë, 6 efektivë mbetën të lënduar, disa objekte u dëmtuan, u dogjën kosha mbeturinash dhe një automjet policie.
Policia identifikoi 24 persona, nga të cilët 15 u arrestuan dhe 9 u proceduan penalisht. Materialet u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.