Historike: Islam Selmani, nënkampion i botës në karate

Karateisti kosovar, Islam Selmani, ka arritur të shpallet nënkampion i botës në kategorinë deri në 60 kilogramë, në Kampionatin Botëror të Karatesë që po zhvillohet në Kajro.

 Në një finalë të jashtëzakonshme, Selmani u përball me turkun Eray Samdan, një nga emrat më të njohur dhe të fortë të këtij sporti në arenën ndërkombëtare. Pas një dueli të ashpër, Selmani arriti të sigurojë vendin e dytë, duke fituar medaljen e argjendtë.

Një ditë më herët, ai kishte shkëlqyer në gjysmëfinale, ku mposhti dominueshëm karateistin nga Uzbekistani, Mekhriddin Turakhonov, me një rezultat bindës 9:1. Me këtë sukses, Selmani u bë karateisti i parë kosovar që fiton një medalje të argjendtë në Kampionatin Botëror, duke shënuar një prej sukseseve më të mëdha në historinë e sportit kosovar.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kosova mund të humbë një pjesë të fondeve nga Plani i Rritjes në qershor 

Read Next

24 orë në trafikun e Kosovës – 35 aksidente me të lënduar, 51 me dëme materiale