Historia 2500-vjeçare e Butrintit, rreth 800 turistë vizitojnë çdo ditë parkun

Historia 2500-vjeçare e Parkut Kombëtar të Butrintit rrëfen për rrënjët shqiptare përmes arkitekturës së mbetur.

Në pikun e sezonit turistik mijëra pushues të huaj po i drejtohen parkut arkeologjik, për t’u njohur me historinë e Butrintit.

Është një sit i bukur, e dashurova absolutisht, më pëlqeu veçanërisht pjesa e teatrit, më bëri përshtypje që ishte e gjitha e mirëmbajtur dhe në një gjendje shumë të mirë, është mahnitëse e gjitha dhe natyra shume e bukur”, thotë një turist.

Për këtë pushues spanjoll e magjishmja qëndron tek ndërtesat të cilat mund të përcjellin tek vizitorët jetën e dikurshme.

Kombinimi i historisë mijëra vjeçare me natyrën është një nga arsyet kryesore që tërheq vizitorët kureshtar të Butrintit.

“Ne nuk dinim shume për Shqipërinë dhe kulturën tuaj, dhe lexuam disa libra përpara se të vinim këtu. Vizituam Gjirokastrën, Ksamilin… Këtu na pëlqen që historia dhe natyra janë kaq bukur se bashku të ndërthurura sepse zakonisht diku ose gjen kulturën ose natyrën”, shprehet një tjetër.

Parku Arkeologjik Kombëtar i Butrintit mbetet një nga destinacionet turistike me të vizituara në vend. Pasuria kombëtare e ruajtur nga UNESCO në këto javë vizitohet mesatarisht nga 800 persona në ditë./KultPlus.com

Read Previous

‘Wind of Change’, kënga që bëri kthesën e madhe në historinë e muzikës botërore

Read Next

Sonte në Prishtinë Robin Haxhi Krasniqi kundër Nadjib Mohemmedi