Herolind Shala nënshkruan me klubin turk Erzurumspor

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala ka kompletuar transferimin nga Stabaek te Erzurumspor.

Herolind Shala është rikthyer në futbollin turk, por kësaj radhe në Ligën e Parë dhe jo në Superligë.

Është klubi norvegjez, Stabaek që ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me klubin turk Erzurumspor.

“Ne kemi rënë dakord sot me BB Erzurumspor për një transferim për Herolind Shala”.

“Kur erdhi në Stabæk, ai kishte një dëshirë të fortë që ne të jemi pozitivë nëse do të kishte një ofertë nga jashtë – dhe kjo ka ndodhur tani”, thuhet në njoftimin e klubit norvegjez.

Shala ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit. 

/Telegrafi/

Read Previous

Bëhet e ditur ​renditja e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet lokale

Read Next

Konfirmohet vdekja e dy fëmijëve nga zjarri në Gjakovë (VIDEO)