Haxhiu viziton Zyrën Kombëtare të Auditimit, thekson rëndësinë e transparencës dhe pavarësisë institucionale

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, vizitoi sot Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA), ku u prit nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca dhe stafi i institucionit.

Përmes një postimi, Haxhiu vlerësoi rolin e ZKA-së në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale, duke theksuar se auditimi i pavarur është një nga shtyllat kryesore të qeverisjes së mirë.

Sipas saj, gjatë takimit u diskutua për njohjet ndërkombëtare të ZKA-së, bashkëpunimin me Prokurorinë në trajtimin e gjetjeve të auditimit, si dhe ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale.

“Do të vazhdoj të mbështes çdo përpjekje që forcon integritetin, transparencën dhe menaxhimin e përgjegjshëm të parasë publike”, ka deklaruar Haxhiu. /Telegrafi/

Read Previous

Punëtorët e RTK’së pa paga, Sindikata letër Kurtit e Haxhiut: Institucionet të ndërhyjnë urgjentisht, situatë e papranueshme

Read Next

Trump tha se do t’ia japë licencën Ukrainës për raketat Patriot, Reuters: Mund të prodhohen në Gjermani për të shmangur sulmet ruse