Haxhiu – Opozitës: S’keni legjitimitet të flisni për punësime, i keni mbushë ministritë me militantë

Në Komisionin për Integrime Evropiane, opozita ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për punësimet, ndërsa kjo e fundit iu është përgjigjur duke thënë “se opozita nuk ka legjitimitet të flas për këtë çështje”.

Haxhiu  duke folur për angazhimin e Albert Zogaj në Komisionin për Jurisprudencë, tha se ai nuk mbanë pesë pozita dhe se është ndër më të mirët si gjyqtar.

Sipas saj, takimi i parë me të është kur e kanë ftuar për të qenë pjesë e Komisionit për jurisprudencë.

“E kemi ftuar, ka pranuar e kam dorëzuar në AKK, ka theksuar se nuk ka konflikt interesi, ai nuk do të paguhet për pozitën e kryetarit të komisionit për provimin e jurisprudencës. Janë edhe dy të tjerë që nuk do të kompensohen. Edhe Zogaj si anëtar i KGJK-së edhe komisioneve aty. Nuk mbanë pozita të tjera. E angazhimin e tij në Akademi të drejtësisë, ka deklaruar se do ta lë. Sa i përket gjyqtarëve që do të merren me aspektin moral dhe profesional, por për kriteret do të jenë ato por edhe me pasurinë e tyre. Këtë do ta bëjë një Komision i pavarur, ata do ta vlerësojnë një gjyqtarë sa ka qenë profesional”, ka thënë ajo.

Ajo tutje drejtuar deputetëve të opozitës ka thënë se fajtorë për gjendjen e trashëguar është qeverisja e tyre.

“Më 14 shkurt qytetarët na kanë dhënë një mesazh të qartë. Unë besoj që e keni pasur zëvendëskryeministrin këtu dhe e keni pyetur, besoj është sqaruar, aq sa di nuk e ka as nip as dajë, mund ta sqaroni me të. Sa I përket punësimeve, unë e di çka ka bërë Abelard Tahiri e Selim Selimi, e kanë mbushë ministrinë me militant partiak. Nuk besoj që keni legjitimitet për më fol për këtë punë. Konkurset janë hapë, le të fitojë më i mirë, duhet në këtë vend. Në kabinete vendos ministri. Nuk besoj që ndonjë ministër ka dëshirë me dështua. E kuptoj që opozita mundohet të gjejë diçka”, ka thënë ajo.

Deputetja Blerta Deliu ka thënë se për çështjen e Vettingut nuk mund ta ftojnë një përfaqësues të opozitës, pa një dakordim paraprak dhe përfshirje të spektrit politik, sepse vettingu duhet të kalojë nëpër Kuvend.

“Prandaj ka refuzuar opozita të jetë kundër për të ndihmuar në hartimin e koncept-dokumentit. Gjatë kohës sa keni qenë në opozitë, keni kundërshtuar nepotizmin. Nuk është vetën nipi e daja, por edhe Albert Zogaj që e keni propozuar për anëtar të komisionit për jurisprudencë që nuk lejohet. A jeni ju që keni thanë që pesë anëtarët nuk janë kompetencë”./Ekonomiaonline

Read Previous

Finlandë-Rusi, formacionet

Read Next

​Mbi 110 mijë qytetarë janë imunizuar kundër COVID-19