Haxhiu: Dënimet janë goditje e rëndë, fjala e fundit juridike nuk është thënë

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka cilësuar dënimet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit si “goditje të rëndë” për familjet e tyre dhe “lajm thellësisht tronditës” për Kosovën.

Në reagimin pas shpalljes së aktgjykimit, Haxhiu tha se procesi juridik nuk ka përfunduar dhe përmendi mundësinë e ankimit.

“Fjala e fundit juridike nuk është thënë. E drejta e ankimit është pjesë e procesit dhe duhet të ushtrohet plotësisht”, shkroi ajo në Facebook.

Haxhiu tha se lufta e UÇK-së “ishte çlirimtare” dhe se, sipas saj, aktgjykimi nuk duhet të përdoret për të relativizuar krimet e kryera nga regjimi serb gjatë luftës në Kosovë.

Ajo bëri thirrje për qetësi dhe unitet pas shpalljes së dënimeve.

“Sot na duhet qetësi, dinjitet dhe bashkim. Dhimbja e kësaj dite nuk duhet të na ndajë”, tha Haxhiu. /Radio Evropa e Lirë/

Read Previous

Haradinaj bën thirrje për qetësi: Beteja për drejtësi të vazhdojë në shkallën e dytë

Read Next

PDK: Aktgjykimi është i padrejtë dhe i papranueshëm