Hashim Thaçi: Caktimi i seancës për 28 Nëntor duhej evituar, befasi jo e mirë!

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë fjalën sot në Hagë, duke thënë se caktimi i seancës për 28 Nëntor ishte befasi jo e mirë dhe se duhej evituar.

Ai tha se sot çdo shqiptar ka festë kombëtarë, shtetërore dhe familjare, sepse siç u shpreh, “është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare”.

“Caktimi i kësaj seance sot, më 28 Nëntor, do të duhej evituar. Për mua dhe çdo shqiptar është befasi jo e mirë. I nderuar gjyqtar, sot çdo shqiptar ka festë kombëtarë, shtetërore dhe familjare, sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare, ku si çdo popull i lirë në botë feston dhe kujton. Sot çdo familje shqiptare, kujton dhe feston”, u shpreh Thaçi./Klankosova.tv

Read Previous

Gucati: Shpresojmë që vitin e ardhshëm këto festa t’i presim bashkë me krerët e UÇK-së

Read Next

​Driton Kuka: Sot dita më e bukur e kombit