Harvard: Ky kombinim i fuqishëm ushqimesh ruan shëndetin!

Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm gjatë ditës dhe prandaj ka shumë rëndësi të zgjidhen ushqimet

Varet nga ajo zgjedhje se sa të shëndetshëm do të jemi, sa energji do të kemi dhe sa do të jetojmë.

Dr. Dr. Monique Tello nga Universiteti i Harvardit tregon se si duket vakti i saj i parë. Falë kësaj diete, ajo kurrë nuk ka pasur probleme shëndetësore.

Si duket një mëngjes ideal?

Mjekja thekson se pastat, petullat dhe mufinet nuk janë një mëngjes ideal, sepse përmbajnë karbohidrate dhe sheqerna të përpunuara.

Në vend të kësaj, ju duhet të zgjidhni vakte të pasura me fibra, proteina dhe yndyra të shëndetshme për mëngjes në mënyrë që të ndiheni të kënaqur dhe të mbani nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm.

Hapi i 1-rë – frutat

Frutat janë pjesë përbërëse e kafjallit të mjekes Tello dhe zakonisht përgatit rreth tri gota fruta.

“Frutat janë shumë të shëndetshme. Janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë”, thotë Tello.

Hapi i 2-të – jogurti

Jogurti është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe probiotikëve. Zgjidhni jogurt të zakonshëm me një përmbajtje të reduktuar sheqeri dhe përziejeni atë me frutat e përgatitura.

Mjekja shmang versionet pa yndyrë të jogurtit, sepse pak yndyra është në të vërtetë e mirë për ne.

Hapi i 3-të – frutat arrore

Merrni një grusht frutash arrore ose farat tuaja të preferuar, ose një përzierje të tyre. Doktor Tello zgjedh bajame ose shqeme.

“Arrat janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe fibra, dhe ato na japin energji,” thotë ajo.

/Telegrafi/

Read Previous

“Zaev pranoi se ishte përfshirë drejtpërdrejt në hetimin e tmerrit në Tetovë”

Read Next

Gjithsej 2 mijë gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave kundër COVID-19, në 24 orët e fundit