Haradinaj: Policia e Kosovës, një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 22 vjetorin e Policisë së Kosovës i përgëzon të gjithë pjesëtarët e Policisë, për shërbimin ndaj Atdheut.

Më poshtë deklarata e plotë e Ramush Haradinajt për Policinë e Kosovës:

“22 vjet të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë. Ajo me profesionalizëm e devotshmëri po e kryen detyrën e shenjtë të ruajtjes së rendit dhe ligjit. Andaj, shteti vazhdimisht duhet të bëjë të pamundurën që ta trajtojë me dinjitet Policinë e Kosovës, me paga të dinjitetshme dhe krijimin e kushteve në përputhje me kompleksitetin e detyrave që kryejnë. I përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë, për shërbimin ndaj Atdheut. Kujtojmë me nder e respekt ata që ranë në krye të detyrës”. RH

Read Previous

Nga e mërkura hapet afati për aplikim të bujqve për subvencione

Read Next

Anton Quni me 15 gra afer vetës pretendon ta fitojë Prizrenin