Haradinaj kujton 11 shtatorin: Miqësia me Amerikën është e pathyeshme

Ish-kryetari i Aleancës Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj e cilësoi 11 shtatorin si një nga ditët më të zeza të historisë moderne, duke theksuar se sulmet terroriste e tronditën botën, por nuk e thyen shpirtin amerikan.

“Qëndresë, fitore, liri dhe demokraci”, shkroi Haradinaj në mesazhin e tij për këtë përvjetor.

Ai tha se, në 25-vjetorin e 9/11, Kosova qëndron pranë miqve amerikanë dhe botës demokratike, duke nderuar viktimat e pafajshme të asaj dite tragjike.

Haradinaj theksoi gjithashtu se miqësia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara mbetet e përhershme dhe e pathyeshme.

“Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush, do të qëndrojë gjithmonë e palëkundur”, u shpreh ai. /RTKlive

Read Previous

Thaçi nga Haga: U përcaktuam për të keqen më të vogël, evituam Rusinë dhe Kinën

Read Next

​Presidenti i Fenerbahçes refuzon dorëheqjen e trajnerit İsmail Kartal