Hapet Java e Arkivit të Kosovës

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës nga sot deri të premten, ka hapur dyert për qytetarët me rastin e hapjes së “Javës së Arkivit të Hapur”.

Vizitorët do të kenë mundësi të shohin për së afërmi punën dhe aktivitetet që bëhen në mjediset e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, me qëllim të ruajtjes, mbrojtjes, prezantimit dhe përgatitjes për shfrytëzim të trashëgimisë së shkruar që gjendet në AShAK.

Drejtori i AShAK, Bislim Bislimi, ka folur për rëndësinë që e ka institucioni që ai e drejton.

“Sot jemi në hapjen e Javës së Arkivave, një aktivitet tradicional që organizohet për ditët në kuadër të përvjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës por edhe të  arkivistikes në Kosovë por edhe ditës ndërkombëtare te arkivave që është pas dy ditësh me datën 20 mars. Unë kam kënaqësi që në emër të Agjencisë Shtetërore të Arkivës së Kosovës ta shpalli të hapur javën e hapur të arkivave në Kosovë. E dini  sot që jemi në ambientet  një prej institucionet më të rëndësishme kulturore shkencore por edhe të vetë mandati për ruajtën e kujtesës të popullit, shoqërisë dhe shtetit”, është shprehur Bislimi. /RTK/

Read Previous

Çka përmban aneksi i Ohrit?

Read Next

Histori Fshati – Smaq