Hajduti tregon fytyrën para mijëra njerëzve, pasi vodhi telefonin e gazetarit

Një burrë në Egjipt u arrestua pasi dyshohet se vodhi telefonin e një gazetari duke ia marrë nga duart gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Sipas The Guardian, Mahmoud Ragheb, një reporter për faqen e lajmeve Youm7, po filmonte drejtpërdrejtë nga rrugët e Kajros pasojat e një tërmeti, kur një burrë me motoçikletë kaloi me shpejtësi dhe ia mori telefonin.

Hajduti i dyshuar e transmetoi pa e ditur fytyrën e tij te mijëra shikues, derisa iku nga vendi i ngjarjes duke tymosur një cigare.

Më shumë se 20 mijë njerëz po shikonin transmetimin e drejtpërdrejtë në atë kohë, sipas shifrave të Facebook.

Shumë persona vendosën t’i bashkoheshin kërkimit për gjetjen e tij pasi kamera e telefonit ishte duke u rrotulluar dhe pamjet e incidentit qarkulluan gjerësisht në mediat sociale.

Zyrtarët nga Ministria e Brendshme thanë se ata përdoren “teknologji moderne” për të identifikuar të dyshuarin nga transmetimi i drejtpërdrejtë, raportoi Youm7. 

/Telegrafi/

Read Previous

SHBA falenderon Kosovën për strehimin e afganëve, thotë se 141 refugjatët janë larguar

Read Next

Trump prezanton Truth Social, rrjeti që pritet të rivalizojë Facebook e Twitter