Guardiola: Interi më ka impresionuar, do jetë e vështirë për t’i mposhtur

Pep Guardiola është “i impresionuar” nga Inter-i dhe pranon se zikatlrit mund ta mposhtin skuadrën e tij, Manchester City-n, në finalen e Ligës së Kampionëve.

Interi do të ballafaqohet me kampionët aktual të Premier League-s në finalen e Champions League në Stamboll më 10 qershor.

Kjo është finalja e parë evropiane për Inter-in që nga viti 2009/10 kur ata e fituan trofeun me trajnerin portugez, Jose Mourinho-n.

“Kam filluar të shikoj disa minuta të Interi-t, disa situata dhe jam i impresionuar”, tha Guardiola për “Gazzetta dello Sport”.

“Ajo që bëjnë është mbresëlënëse. Pasi i pashë, telefonova disa miq të mi në Itali për t’i pyetur se çfarë mendojnë. Të gjithë më thanë të jem në gatishmëri sepse e kanë seriozisht. E dija tashmë, e kisha kuptuar tashmë duke parë ato pak minuta dhe ato situata”, shtoi trajneri spanjoll.

“Sigurisht, Interi mund të na mundë, ata tashmë e kanë fituar këtë trofe tre herë dhe ne nuk e kemi bërë asnjëherë, por ne duam të luajmë më mirë që të mos ndodhë më”, vazhdoi ish-trajneri i Barcelonës që ka fituar. Champions League një herë si trajner dhe njëherë ka humbur në finale me Manchester City-n.

Interi është një nga tre klubet e Serie A që kanë arritur në një finale evropiane këtë sezon.

Roma e Mourinho-s do të përballet me Sevilla-n në finalen e Europa League, ndërsa Fiorentina do të ballafaqohet me Ëest Ham-in në finalen e Ligës së Konferencës.

“Nuk është rastësi që janë tre klube italiane në finalet evropiane dhe të tjera arritën në gjysmëfinale”, argumentoi Guardiola.

“Kam luajtur në Itali, e njoh mentalitetin. Mos harroni se Serie A ishte liga më e mirë në botë. 20 vjet më parë të gjithë lojtarët dhe trajnerët donin të ishin atje”.

“Gjithashtu, Italia fitoi Kupën e Botës katër herë. Ata kanë ende këtë mentalitet, kjo është arsyeja pse një finale kundër një klubi italian është e ndërlikuar”, tha mes tjerash Guardiola.

Interi dhe Fiorentina do të takohen në finalen e Kupës së Italisë në “Stadio Olimpico” të mërkurën mbrëma në një ndeshje të riemëruar nga mediat italiane “Finalja e Finalistëve”. /Albanianpost.com

Read Previous

Më 24 maj 1543 u nda nga jeta Nikolla Koperniku, një nga astronomët më të shquar evropianë

Read Next

Gjermania është partneri më i madh tregtar i shumicës së vendeve në Evropë