Greqi: Aksident tragjik, vdesin pesë shqiptarë

Pesë shqiptarë raportohet se kanë vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik në Greqi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Edessa, në kilometrin e 87-të të rrugës Follorinë – Selanik.

Sipas mediave greke, një veturë është përplasur drejtpërdrejtë me një kamion, ku kanë humbur jetën të pesë personat që gjendeshin në veturë.

Për nxjerrjen e viktimave është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.

I lënduar ka mbetur edhe shoferi i kamionit, i cili është dërguar nëspital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Mediat greke raportojnë se ende nuk dihet identiteti i pesë shqiptarëve të vdekur.

Ajo çka dihet deri më tani është se vetura në të cilën ndodheshin, është me targa shqiptare.

Hetimet po vazhdojnë në zbardhjen e këtij rasti tragjik.

/klankosova/

Read Previous

Mitrovica e Veriut shumë afër anëtarësimit në Asociacion, MAPL ia aprovon kërkesën

Read Next

Pothuajse të gjitha qytetet kryesore italiane janë në “alarm të kuq” nga temperatura